Kukësi e rinis ndaj Luftëtarit, dy mungesa të sigurta për trajnerin Shehi

schedule11:57 - 1 Qershor, 2020

schedule 11:57 - 1 Qershor, 2020

Ditë e mërkurë rikthen Kategorinë Superiore, duke nisur nga ora 17:00. Kukësi pret Luftëtarin në “Elbasan Arena” dhe tre pikët janë alternativa e vetme. Verlindorët duan ta rinisin kampionatin me fitore, ndërsa Orges Shehi do të ketë dy mungesa.

Erhun Obanor ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë që në ndeshjen e 9 marsit kundër Skënderbeut (skuadra korçare fitoi 2-1). Qendërmbrojtësi nigerian do të rikthehet për ndeshjen e rëndësishme të së dielës kundër Partizanit.

Mungesa tjetër do të jetë ajo e Vesel Limajt. Mesfushori 23-vjeçar ka mbetur në Gjermani dhe nuk është kthyer akoma në Shqipëri. Ai pritet t’i bashkohet shokëve këto ditë në stërvitje dhe Shehi shpreson ta ketë të gatshëm për duelin e fundjavës ndaj “Demave”. /abcnews.al