“Kujdes Realin, askush s’e ka eksperiencën e tyre në Champions. Guardiola? Unik”

schedule08:28 - 23 Maj, 2020

schedule 08:28 - 23 Maj, 2020

Manchester City është fokusuar të fitimi i Champions League, trofe që mungon në historinë e klubit anglez. Djemtë e Pep Guardiolës janë të bindur që do të triumfojnë sivjet, teksa kanë hedhur një hap të mirë drejt kualifikimit në çerekfinale.

“Cityzens” fituan 1-2 ndeshjen e parë kundër Real Madrid në Spanjë, por Bernardo Silva bën thirrje për kujdes. Mesfushori ofensiv shpjegon se pse nuk është siguruar akoma kalimi në turin tjetër dhe thur elozhe për trajnerin e tij në një deklaratë për AS.

Kur luan përballë një skuadre si Real Madrid, asgjë nuk është e sigurt. Le të marrim shembullin e Barcelonës, fitoi 3-0 në shtëpi vitin e kaluar kundër Liverpool, më pas u mposht 4-0 në kthim. Fitorja që arritëm në Madrid, është një rezultat i mirë, por duhet të jemi shumë të përqendruar.

Lojtarët e Realit kanë më shumë eksperiencë se të gjithë në këtë kompeticion, nuk duhet të mendojmë se e kemi siguruar kualifikimin. Guardiola? Ai e sheh futbollin në një mënyrë të ndryshme nga të gjithë trajnerët që kam pasur në karrierë.

Kur erdha te City, kisha kohë të përshtatesha dhe të kuptoja gjithçka që dëshiroja, mësova shumë. Kalimi te kjo skuadër ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë në jetë, çdo ditë mësojmë gjëra të reja nga Guardiola“, deklaron mesfushori portugez. /abcnews.al