Kryeministri Edi Rama në një komunikim të drejtëpërdrejtë në “Facebook” falenderoi qytetarët për bashkëpunimin e treguar për të të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Ai theksoi se 14.428 familje më në nevojë janë ndihmuar. Ndërkohë 11089 familjeve të tjera u janë dhënë ndihma ushqimore.
“Do të vazhdojmë pa pushim të trokasim në dyert e pensionistëve të vetmuar, të prekura nga tërmeti dhe do të bëjmë gjithçka që të mos u mungojë ushqimi bazë. 1203 familje janë pajisur me medikamente dhe 2136 të tjera për nevoja të tjera urgjent.
Respektoni ata që po shkojnë shtëpi më shtëpi, njerëz të forcave të armatosura që nuk kanë asnjë borxh të lexojnë.
Po bëjmë të pamundurën dhe do ta bëjmë deri në fund sepse kjo është detyra jonë. Por në këtë kohë të mallkuar duhet solidaritet, duhet mirënjohje.
Nesër në 05:00 të mëngjesit do të hapet qarkullimi për ato që shkojnë në punë deri në 13:00 të drekës. Shohin videot nga operacioni humanitar dhe flasin për show, por çfarë show more iu martë e mira?
Flasin për vjedhje dhe selektivizim ndihmash, po ku e patë more iu martë e mira? Ja ku më keni mua më shani sa të doni por respektojini ata që po shkojnë shtëpi më shtëpi. Ata nuk kanë asnjë borxh të lexojnë komente të këqija. Po bëjmë gjithçka dimë dhe gjithçka mundemi. S’duam as lëvdata dhe as mirënjohje. Shoh që ankoheni për oraret. Nuk janë për qejf”, tha Rama.