Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta, s’ka frymë antiqeveritare, por mllef”, Rexhaj: Pjesëmarrës, njerëz të Bashkisë? Lali Eri është vetë pjesë e sistemit…

schedule20:44 - 12 Nëntor, 2026

schedule 20:44 - 12 Nëntor, 2026

Analisti Albatros Rexhaj ka komentuar protestat në Tiranë, duke thënë se në Shqipëri nuk ka frymë anti-establishment, por vetëm mllef. Sipas tij, lëvizjes i ka munguar një figurë e tretë dhe një strukturë e pavarur nga establishmenti, që të përfaqësonte pakënaqësinë qytetare.

Lidhur me pjesëmarrësit në protestë, që mund të kenë qenë punonjës të Bashkisë Tiranë, Rexhaj tha se Erion Veliaj është vetë pjesë e sistemit.

Sipas Rexhajt, protestave u ka munguar një figurë e pavarur dhe një bosht organizues, ndryshe nga lëvizja në Serbi.



“ Një figurë e tretë në Tiranë, nëse del, merr me vete vandalizmin etj. Të dalë një figurë dhe të thotë: “Jam në emër të këtij mllefi, ne e kemi pritur”. Shuma e pjesëve nuk bën sa pjesët veç e veç bashkë.

Në Shqipëri nuk ka frymë anti-establishment, ka mllef. Në mesin e tyre që dolën në rrugë, kanë thënë se dolën në rrugë njerëzit e Bashkisë. Kemi identifikuar në gojëdhëna që aty kanë dalë njerëz që kanë një axhendë politike.

Çfarë mund të ndryshojë Lali Eri në establishment, kur ai është pjesë e sistemit? Kësaj lëvizjeje i ka munguar një trup që ka një distancë nga establishmenti. Në Serbi kanë pasur një bosht që në start, me pedagogë, gazetarë etj.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!