Kthjellime e vranësira të lehta, sa do të jenë temperaturat sot

schedule06:58 - 9 Maj, 2021

schedule 06:58 - 9 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët do të dominojë vendin tonë deri pas mesditës, kur në zonat malore veriore dhe Juglindore do ketë kalime vranësirash duke rrezikuar ndonjë shi të papërfillshëm. P

arashikohet që mbrëmja të ri-kthej kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR rritje sjellë dhe mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë Republikën e Kosovës, por pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta në zonat perëndimore dhe Veriore.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 8 në 23°C. Era të fryjë kryesisht e lehtë nga drejtimi Verior.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë mbi territorin e MV kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe orët vijuese të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike./abcnews.al