Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

schedule07:18 - 23 Prill, 2022

schedule 07:18 - 23 Prill, 2022

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat Veriore, ku dhe herë pas here do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta. Ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore pritet të jetë me vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të zhvillohen duke sjellë reshje dëbore. PO_ashtu me vranësira POR me reshje shiu do të PARAQITET pjesërisht Qëndra dhe Jugu i kontinentit. Ndërsa Brigjet e Egjeut dhe Europa Veriore do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë të ketë kalime të shpeshta vranësirash në orët e para të ditës, KU parashikohet që ato të sjellin reshje shiu në Perëndim të vendit. Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat e shpeshta të largohen duke sjellë dhe intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në pjesën më të madhe të tij do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, KU do të sjelli alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Parashikohet që vranësirat më të dukshme do të jenë gjatë paradites dhe në Veriperëndim, KU priten mundësi për momente me pika shiu. /abcnews.al