Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të jetë moti sot

schedule07:18 - 16 Prill, 2021

schedule 07:18 - 16 Prill, 2021

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë kushtet atmosferike në vendin tonë gjatë paradites.

Mesdita sjellë shtim të vranësirave në zonat Jugore dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qëndrore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Gjatë natës reshjet përfshijnë gjithë vendin tonë ku në zonat e thella malore shfaqen sërisht reshjet e dëborës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 16-17°C.

 

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës sjell shpeshtim të vranësirave në zonat jugore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë motin deri pas mesditës ur vranësierat shtohën fillimisht në zonat kufitare me territorin shqiptar dhe gjatë mbrëmjes do të përfshijnë gjithë vendin ku pritet dhe ndonjë reshje e izoluar./abcnews.al