Ktheu shtëpinë në laborator drogë, kapet 53 vjeçari në Fier

schedule10:11 - 12 Qershor, 2020

schedule 10:11 - 12 Qershor, 2020

Policia e Fierit ka vënë në prana një 53 vjeçar i cili kishte jthyer banesën e tij në Laborator drogë.

Ndalimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Laboratori”, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë.

Gjithahstu në kuadër të këtij operacioni më parë ishin arrestuar pranga 2 autorë të dyshuar, dhe u proceduan penalisht 3 elektricistë.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni antidrogë i koduar “Laboratori”.

Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe ndalohet pronari që kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë, i cili ishte shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

A.K., 53 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Në datën 01.05.2020, Policia e Fierit zbuloi një laborator që ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u vunë në pranga 2 autorë të dyshuar, u shpallën në kërkim 2 të tjerë dhe u proceduan penalisht 3 elektricistë.

Ditën e sotme u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të shpallur në kërkim, i cili kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë.

Vijon puna për kapjen e autorit tjetër që është shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al