Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kryeziu: Nuk duruam as Serbinë për lirinë, nuk do të durojmë as këtë Gjykatë! Gati tapetin e kuq për kthimin e çlirimtarëve

schedule14:55 - 12 Shtator, 2026

schedule 14:55 - 12 Shtator, 2026

Ka nisur në Prishtinë “Marshi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në tubimin e zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” janë mbledhur qytetarë të shumtë nga Kosova por edhe trevat shqiptare. Përfaqësuesi i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka komentuar situatën në Kosovë në prag të përfundimit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kryeziu tha se qytetarët e Kosovës nuk do të pranojnë, sipas tij, një padrejtësi ndaj atyre që i konsiderojnë çlirimtarë dhe heronj të luftës. Kryeziu tha se, sipas tij, nuk ka dëshmitar që të ketë thënë se ish-krerët e UÇK-së kanë kryer krimet për të cilat akuzohen.

“Ne nuk duruam as Serbinë për lirinë dhe nuk do të durojmë as një gjykatë. Ne nuk kemi asnjë pikë mëshirë ta falim këtë gjykatë të padrejtë, sot po kërkojmë vetëm drejtësi.

Jemi të gatshëm të mbrojmë lirinë e heronjve tanë. Ceremonitë janë mbyllur, nuk dihet si do të shkojë procedura. Nuk ka asnjë dëshmitar që thotë se këtë krim e kanë kryer ish-krerët.

Kemi gati tapetin e kuq për kthimin e çlirimtarëve.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!