Kryeprokurorja takon ministrin e Brendshëm, diskutohet vetingu

schedule09:54 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 09:54 - 29 Dhjetor, 2017

Për rreth 30 minuta Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku priti në zyrën e saj Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Takimi u mbajt me dyert të mbyllura. Sipas  njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme tema e diskutimit ka qenë  realizimi i procesit të Vetingut dhe lufta kundër korrupsionit dhe trafikut të lëndëve narkotike në vend.

Dy titullarët u shprehën se Vetingu në drejtësi si edhe në radhët e policisë kërkonë një komunikim të vazhdueshëm ndëristitucional, pasi shumë shumë zyrtarë lartë të uniformave blu janë nën hetim nga prokuroria e krimeve të rënda si të lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.

Për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhadaj Policia e Shtetit, do të rrisë hetimet proaktive, ku prioritet do të jetë lufta kundër korrupsionit. Ndërsa kryeprokurorja Marku tehskoi se do të angazhohet maksimalisht për koordinimin me strukturat e policisë për të përmbushur prioritet e vendit në rrugën e integrimit drejt Bashkimi Europian.

Pak ditë më parë kryeprokurorja Arta Marku priti në një takim ambasadorin amerikan Donald Donald Lu. Ndërsa të enjten në zyrën e saj mbërriti kreu i SHISH, Helidon Bendo dhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz./abcnews.al