Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeprokurorja kërkon vlerësim ligjor për përhapjen e lajmeve të rreme

schedule18:43 - 23 Shtator, 2019

schedule 18:43 - 23 Shtator, 2019

Prokurorja e Përgjithshme  znj. Arta Marku  ka këkruar nga  Prokuroria pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se: “Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin  e Prokurorisë  në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu  informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit”.

Kjo kërkesë e kryeprokurores Arta Marku vjen një ditë pas përhapjes në media të një lajmi të rremë në lidhje me tërmetet, i cili shkaktoi panik dhe shqetësim të qytetarët. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!