Kryeministri Edi Rama ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama në një shkollë në Surrel, zonë në të cilën ai jeton prej disa vitesh. Pas votimit, ai ka dhënë edhe një mesazh për KQZ, duke u shprehur se situata e krijuar në fillim mos të ketë krijuar probleme me votimin.
“Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar uroj të rikthen dhe të shprehin vullnetin e tyre të plotë“, tha ai./abcnews.al