Nuk i sheh vetëm nga dritarja e kryeministristrisë por edhe nga droni protestuesit që kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave. U thotë se ndjehet i keqardhur për numrin në rënie pa harruar thirrjen që përsërit çdo ditë: Dialog!
“Sharrat e Doktorresh Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq sëbashku. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”, ishte postimi i parë i kryeministrit.
Një postim i dytë erdhi pak më vonë, po për dy kryetarët e dy partive opozitare, këtë herë pa foto.
“Forumet e Doktoreshe Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të PD-LSI, që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan pengmarrjen e protestës”, shkruante më vonë ai.
Çdo hap i studentëve nuk kaloi pa një status të kreut të qeverisë. Në mbyllje të protestës, Edi Rama shigjeton taktikën e bllokimit të rrugëve.
“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktoresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”/abcnews.al