Kryedemokrati Basha “feston” fundvitin në Kavajë, Lezhë e Lushnje

schedule11:42 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 11:42 - 24 Dhjetor, 2017

Kreu i demokratëve,Lulzim Basha, pritet të nisë turin e takimeve me qytetarët në javën e fundit të muajit Dhjetor. Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se takimet, të cilat organizohen në fomë bashkëbisedimi në funksion të protestave së janarit 2018, do të nisin në qytetin e Lezhës, Lushnjes dhe Kavajës. Aleatët e Partisë Demokratike janë shprehur mbështetës dhe të angazhuar maksimalisht në sigurimin e mbështetjes ndaj kauzës që opozita ka marrë, duke e nisur aksionin opozitar pikërisht me protestat e paralajmëruara për javët e para të janarit.
Por në fokus të takimeve do të jetë jo vetëm gjendja politike në vend, e ndezur nga ajo që opozita quan krizë kushtetuese, por edhe ajo ekonomiko-sociale. Javët e para të janarit do të shpalosin edhe protestat e thirrura nga opozita e bashkuar, të cilat nisën me atë të mbajtur jashtë parlamentit teksa zgjidhej Kryeprokurorja e përkohshme në atë që opozita dënon si akt antikushtetues./abcnews.al