Krujë, një emigrant gjendet i vrarë me plumb

schedule08:42 - 19 Shkurt, 2018

schedule 08:42 - 19 Shkurt, 2018

Një 22 vjeçar nga fshati Gramëz i Krujës emigrant në Itali u gjet brenda në makinën e tij i vrarë me pistoletë. Policia bën të ditur në njoftimin zyrtar se bëhet fjalë për vetëvrasje. Kanë qënë familjarët, që pasi kanë dëgjuar krismën, kanë dalë jashtë për ta parë. Viktima kishte ardhur nga Italia para dy ditësh dhe pritej të nisej për atje sërish. Policia informoi paraprakisht se Markelend Çypaj u gjet dje në makinën e tij, në garazhin prapa shtëpisë në fshatin Gramëz të Krujës./abcnews.al