Kronika e RAI3 për kanabisin, Bardhi: Droga dhe propaganda arritjet e vetme të Ramës

schedule22:53 - 31 Janar, 2020

schedule22:53 - 31 Janar, 2020

Numri II i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pasi televizioni shtetëror italian, RAI3 shfaqi sonte një kronikë ku ndër të tjera thoshte se “i ka të konfirmuara shifrat për rritjen me 1200% të kanabisit në Shqipëri, ndërsa ftoi Kryeministrin shqiptar të publikojë shifrat e tij zyrtare”.

Statusi i Bardhit në facebook

Televizioni RAI 3 rikonfirmon përsëri sot shifrat e publikuara disa ditë me parë për rritjen me 1200% të sasisë së kanabisit të mbjellë gjatë këtij viti, duke i qendruar burimeve të veta për vërtetësinë e lajmit. Edhe pse Edi Rama e konsideroi lajmin të pavërtetë, dhe dje mashtroi opinionin publik duke servirur një shkrim si gjoja reagim të autoriteteve italiane, TV RAI3 e sfidoi duke i kujtuar se të dhënat për këtë vit i ka mbajtur të fshehta!

Përveç kanabizimit masiv të Shqipërisë, Edi Rama mori sot një tjetër klasifikim rekord nga RAI3. Ai u tregua me gisht si i vetmi Kryeministër në Europë që ka ngritur propagandën zyrtare në mekanizëm manipulimi për të mbuluar të vërtetën.
Për mediat ndërkombëtare, kanabizimi i vendit, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe dhunimi i fjalës së lirë, janë e vetmja arritje e Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës.

Edi Rama ka deshtuar!

*Përmes një video, Bardhi sjell në vemendje edhe deklaratat që bënte Kryeministri në 2015.