Kroacia jep shpresë për zgjerimin e BE-së: Ka një evolucion pozitiv në qëndrimin e Francës

schedule23:28 - 9 Janar, 2020

schedule 23:28 - 9 Janar, 2020

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha tw enjten nw Bruksel se ka një ndryshim pozitiv në qëndrimin e Francës  ndaj zgjerimit të BE-së.  Ndërsa presidenti i Këshillit Europian Charles Michel theksoi se pavarësisht se debati mbi metodologjinë e re të zgjerimit pritet të jetë i vështirë, Bashkimi Europian duhet t’i ofrojë qartësi Ballkanit Perëndimor.

Ndryshimi i metodologjisë së zgjerimit dhe hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut zunë vend kyç gjatë takimit të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç me presidentit e Këshillit Europian, Charles Michel me rastin e inagurimit të presidencës kroate.

Kryeministri kroat ka treguar, se pas takimi me presidentin francez Emanuel Macron, ka një ndryshim pozitiv në qëndrimin e Francës  ndaj zgjerimit. Ndërkohë, që Charles Michel u shpreh se pavarêsisht se debati mbi metodologjinë e re të zgjerimit pritet të jetë i vêshtirë, Bashkimi Europian duhet t’i ofrojë qartësi Ballkanit Perëndimor.

Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë :

“Ekipi i ri i Komisionit Europian dhe konkretisht komisioneri për zgjerimin Varhelyi po punon mbi një dokument lidhur me metodologjinë e re të zgjerimit që shpresoj të finalizohet brenda muajit janar dhe më pas të prezantohet. Nëse ky dokument do tê mirêpritet nga Franca, ne do kemi bërë njê hap tê madh përpara. Përshtypja ime personale pas takimit që pata me presidentin francez Emanuel Macron para dy ditësh, është se ka një ndjeshmêri tjetër dhe një evolucion pozitiv në qëndrimin e Francës”.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian :

“Ne duhet të përpiqemi që të çojmë shtete anëtare drejt përafrimit mbi parime të pêrbashkëta të proçesit tê modernizimit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Si për shembull, çështja e pakthyeshmêrisë së proçesit apo të tjera duhen diskutuar në nivelin më të lartë poilitik. Nga ana tjetër të shohim se si mund të zgjidhim problemet në vendet pêrkatëse.A do jetë ky debat i lehtë ? Jo. Do jetë një debat i komplikuar, do kërkojë shumë dialog  strategjik dhe diskutime midis shteteve anëtare. Por ajo që është e rêndësishme ështê qartêsia që ne duhet të japim. Ne duhet të ofrojmë qartësi, sepse në rajon ka shumë influenca tê jashtme”.

Por  paralelisht, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë reformat për tê mundësuar marrjen e njê vendimi pozitiv nga Bashkimi Europian pêr hapjen e negociatave të anëtarêsimit nê BE.

Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë :

“Elementi i dytë ka të bêjë me disa aspekte të kritereve të reformave që komisioni Juncker ka vlerêsuar si pozitive me të cilat disa kolegë gjatë samititi europian nuk ishin dakort. Pra, na duhet një sinergji e ndryshimit të metodologjisë  nga njëra anë, si dhe qartësim, verifikim dhe vlerësim i  disa pikave që Maqedonia e Veriut dhe Shqipêria duhet të arrijnë brenda një kohe të shkurtër. Unë mendoj,se Maqedonia e Veriut pasi ndryshimit tê emrit, ndryshimit tê Kushtetutës e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit. 20 vjet mê parë, Maqedonia parafoi në Zagreb marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Mendoj, se pas 20 vjetësh, Bashkimi Europian duhet të ndërrmarrë aktin e duhur dhe të tregojë vullnetin politik dhe po ashtu edhe për Shqipërinë”.

Zgjerimi përbën një nga katër shtyllat ku mbështetet presidenca kroate, që kanë të bëjnë me një Europë që zhvillohet, një Europë që lidh, një Europë që mbron dhe  një Europë që influencon./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!