Kriza dhe rekordi negativ, Arsenal njësoj si 44 vite më parë

schedule17:32 - 30 December, 2019

schedule17:32 - 30 December, 2019

Arsenal konfirmoi sërish problemet e mëdha që ka dhe humbi derbin kundër Chelsea ditën e djeshme. Kjo ishte disfata e gjashtë në kampionat gjatë këtij sezoni, teksa “Topçinjtë” numërojnë 24 pika pas 20 ndeshjeve të para.

Vendi i 12-të në renditje, vetëm 5 ndeshje të fituara, një ecuri shumë e dobët dhe rekord negativ pas 44 vitesh. Ishte viti 1975 dhe Arsenali grumbullonte 21 pikë në 20 javët e para. Zona e ftohtë është 6 pikë larg, e njëjta distancë ishte edhe atëherë pas javës së 20-të.

Ekipi londinez ia doli të evitonte rrëzimin nga kategoria 44 vite më parë, ndërsa sot as që mund të imagjinohet diçka e tillë. Gjithsesi, Mikel Artetën dhe lojtarët i pret një punë e madhe për t’i dhënë fund krizës dhe për të filluar ngjitjen në renditje. /abcnews.al

 

Renditja e Premier League