Kritika e Carragher, Klopp nuk duron më: Prandaj disa s’e bëjnë këtë punë…

schedule11:09 - 21 Tetor, 2020

schedule 11:09 - 21 Tetor, 2020

Jurgen Klopp nuk i ka pritur mirë kritikat për merkaton. Trajneri gjerman, në konferencën për shtypin para ndeshjes me Ajax, është shprehur se ata që flasin jo më kot nuk janë bërë trajnerë, duke ua thënë troç që është një punë e vështirë që jo kushdo mund ta bëjë.

Në shënjestër ka përfunduar edhe Jamie Carragher, ish-lojtari i Liverpool që deklaroi: “Dejan Lovren iku dhe ata nuk e zëvendësuan atë, kështu që ata kanë tre qendërmbrojtës dhe njëri prej tyre, Joel Matip, është gjithmonë i dëmtuar.

Tani ka pikëpyetje edhe rreth Joe Gomez. Kështu që nuk ka dyshime që Liverpool duhet të ndërhynte në merkato”, ishte shprehur në Sky Sport ish-lojtari i “The Reds”, ndërkohë që Klopp u shpreh si më poshtë në konferencë.

 

“Nëse dikush kërkon të na thotë se gabuam në tregun e transferimeve, sepse edhe Jamie Carragher e përmendi këtë, janë dy arsye se pse ata nuk bëjnë këtë punë, por bëjnë punë tjetër: Ju nuk mund të keni zgjidhje para problemeve.

Matip nuk është gati dhe kjo nuk është diçka e mirë. Do të shohim se si do të reagojmë. Ne jemi akoma të ndjeshëm me situatën dhe ju jo. Kjo është arsye pse jemi në gjendje shpirtërore krejt të ndryshme nga ju”, tha Klopp mes të tjerash.

Pas gjithë kësaj, Carragher ka reaguar sërish përmes një postimi të bërë në Twitter: “Asnjëherë këtë sezon nuk kam thënë se ishte gabim i Klopp që nuk bleu qendërmbrojtës, pikërisht për arsyen që edhe ai e tha”.