Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krimi kibernetik/ Kërkoi 40 mijë euro për të mos i publikuar komunikimet personale një personi, pranga 35-vjeçarit

schedule13:15 - 16 Gusht, 2024

schedule 13:15 - 16 Gusht, 2024

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, në një rast të goditjes së krimeve kibernetike.

Arion Hyseni u vu në pranga pasi shantazhoi një shtetas për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur në Instagram.

Hyseni u arrestua në flagrancë në momentin që do merrte paratë. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 7 celularë, 2 disqe dhe 1 USB./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!