Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krijohet unaza inteligjente që zbulon simptomat e Covid-19

schedule17:25 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 17:25 - 15 Dhjetor, 2020

Një unazë inteligjente që monitoron luhatjet e temperaturës mund t’ju ndihmojë të zbuloni nëse jeni prekur nga Covid-19. Në një studim të kryer nga Universiteti i Kalifornisë dhe MIT Lincolcn Lab, studiuesit monitoruan 50 persona që mbanin një unazë sensori dhe ishin infektuar me COVID-19.

Unaza Oura mat temperaturën, rrahjet e zemrës, shkallën e frymëmarrjes dhe nivelet e aktivitetit. Studiuesit zbuluan se të dhënat e temperaturës nga unaza mund të zbulonin me saktësi fillimin e hershëm të etheve. Gjetja është premtuese, megjithatë studimi përfshiu vetëm 50 pjesëmarrës.

Sipas studiuesve, nevojiten më tepër të dhëna për të theksuar nëse është një mjet i besueshëm për zbulimin e virusit. Për më tepër, autori i studimit Benjamin Smarr dhe kolegët e tij zbuluan fillimin e etheve përpara se një person të zhvillonte ndonjë simptomë dhe tek ata që nuk raportuan asnjëherë simptoma. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!