Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Krenari për vendin tonë”, del lista me 30 njerëzit më të sukseshëm në Evropë, midis tyre një shqiptar

schedule21:47 - 3 Maj, 2022

schedule 21:47 - 3 Maj, 2022

Dean Çelaj është shqiptari që është renditur në listën e Forbes mes 30 njerëzve më të suksesshëm dhe me influencë ndërkombëtare nën 30 vjeç gjatë 2022-it.

Çelaj është krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit.

Ai themeloi platformën Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri.



Çelaj publikon në  platformën  e Akademi.al video, leksione të cila nxënësit dhe studentët mund ti ndjekin falas.

Çelaj nënshkroi kontrata me qeverinë shqiptare, kosovare dhe të Maqedonisë së Veriut që Akademi.al të bëhet platforma zyrtare e mësimit në distance në periudhën kur pandemia e Covid goditi botën për herë të parë në 2020-ën, shkruan Forbes.

Aktualisht Akademi.al ka 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në gjuhën shqipe.

Gjithashtu Deana Çelaj është duke ndjekur masterin në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Harvardit.

Forbes është një revistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Forbes është e njohur për prezantimin e listave te pasanikeve më të mëdhenj te botës.

Revista Forbes është një botim i shtypur me famë botërore i specializuar në ekonominë globale. Ai u emërua pas Bertie Charles Forbes, i cili e themeloi atë në 1917. Që nga viti 2004, versioni rus i revistës, Forbes Rusia, është botuar në Rusi. Ndoshta lajmi më i pritur që Forbes shpall çdo vit është renditja e miliarderëve në mbarë botën.

Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur gjatë vitit? Kush drejtoi, dhe me të vërtetë hyri në listën e miliarderëve të Rusisë? Ne do të flasim për këtë dhe shumë më tepër në artikull./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!