“Krenar e i lumtur”: Gjermania zgjedh më të mirin e vitit, asnjë surprizë

schedule18:19 - 25 Korrik, 2021

schedule 18:19 - 25 Korrik, 2021

Gjermania ka zgjedhur futbollistin më të mirë të vitit 2021. Asnjë surprizë në lidhje me fituesin e dalë nga votat e 563 gazetarëve sportivë gjermanë.

356 prej tyre kanë zgjedhur Robert Lewandowskin si më të mirin e Bundesligës. Çmim plotësisht i merituar për bomberin polak të Bayern Munchen.

32-vjeçari u shpall kampion i Gjermanisë me bavarezët për herë të shtatë radhazi, teksa e mbylli sezonin e fundit në Bundesliga me 41 gola, rekord absolut.

Gjatë këtyre viteve me Bayernin, Lewandowski ka realizuar 203 gola në 219 ndeshje! “Nder i madh për mua, ky çmim (i dyti radhazi) është një burim krenarie dhe lumturie“, deklaroi bomberi.

Në vend të dytë u rendit Thomas Muller, sulmuesi tjetër i Bayern Munchen, ndërsa podi u kompletua nga Erling Haaland i Borussia Dortmund. /abcnews.al