Kremtohet dasma e Skënderbeut në Kaninë të Vlorë

schedule13:29 - 22 Prill, 2018

schedule 13:29 - 22 Prill, 2018

Në Kalanë e Kaninës, deputeti Fate Velaj, realizon një ëndrrën e tij të vjetër. Në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës dhe me shoqata, ai organizoi për herë të parë në histori, “Dasmën e Skënderbeut”, ashtu siç mund të jetë festuar në atë kohë. Me pjesëmarrjen e një delegacioni prej 60 vetash, ardhur nga Arbëreshët e Italisë, në përbërje të së cilëve është dhe Loris Castriota Scanderbeg – stërnipi i Gjergj Kastriotit, u festua 567 vjetori i dasmës më historike të kombit shqiptar si dhe 590 vjetori i lindjes së Donika Gjergj Arianitit në Kaninë.

Festimeve iu bashkua dhe grupi polifonik i Kaninës, ansambli i këngëve dhe valleve të Vlorës si dhe miq e dashamirës nga trevat shqiptare dhe të Kosovës. Pas festimeve  të Kaninës organizimet u zhvendosen ne Manastirin e Ardenicës, aty ku Skënderbeu dhe Donika kurorëzuan martesën e tyre në kishë. /abcnews.al