Kremtimi i Pashkës katolike, besimtarët ndjekin meshën e shenjtë

schedule12:00 - 1 Prill, 2018

schedule 12:00 - 1 Prill, 2018

Mesha e shenjtë e Pashkës mblodhi mijëra besimtarë katolikë në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë mbrëmjen e së shtunës. Ata u lutën dhe shkëmbyen urime për më shumë paqe e dashuri mes njëri-tjetrit.

Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkën. Në vigjilje të saj, mbrëmjen e të shtunës, besimtarët u mblodhën në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, ku u mbajt mesha e shenjtë. Udhëhequr nga Arqipeshkvi Xhorxh Frendo, ata u lutën për paqe e më shumë dashuri për njëri-tjetrin.

Pashka është festa më e madhe e krishtërimit dhe simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit të tij. Në kujtim të birit të Zotit, i cili për 40 ditë qëndroi pa ngrënë e pa pirë, besimtarët po kaq ditë kufizohen në ngrënien e disa ushqimeve. Më pas në drekën e të dielës së Pashkëve e gjithë familja mblidhet për të festuar me një tryezë të mbushur me gatimet më të mira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!