Çdo tentativë sabotimi në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia mund të ketë “pasoja katastrofike”, ka paralajmëruar Kremlini.
“Situata është mjaft e tensionuar sepse kërcënimi i sabotimit nga regjimi i Kievit është vërtet i lartë – sabotim që mund të ketë pasoja katastrofike,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Centrali bërthamor i Ukrainës aktualisht është i pushtuar nga Rusia. Peskov pretendoi se Ukraina ishte e gatshme “të bënte gjithçka” për objektin, por nuk dha asnjë provë për ta mbështetur këtë.
Megjithatë, ai pohoi se “po merren të gjitha masat për t’iu kundërvënë një kërcënimi të tillë”. Ndërkohë, Kievi ka akuzuar Moskën se po përgatitet të sabotojë vetë centralin bërthamor./abcnews.al


