Kredia merr hov në pranverë/ BSH: Në mars të këtij viti u miratuan 36.2 miliardë lekë hua

schedule14:18 - 29 Prill, 2025

schedule 14:18 - 29 Prill, 2025

Kredia për ekonominë shqiptare ka marrë një hov gjatë pranverës të dhënat e Bankës së Shqipërisë  tregojnë se në mars bizneset dhe individët kanë marrë më shumë hua.

Gjatë marsit të këtij viti bankat e nivelit të dytë kanë aprovuar 36.2 miliardë lekë ose 6.2 miliardë  më shumë nëse e krahasojmë me një vit më parë.

Nëse  bëjmë një vlerësim të së njëjtës periudhë të viteve të kaluara rritja rezulton edhe më e fortë.

Bizneset kanë kërkuar më shumë hua nga bankat e nivelit të dytë për të zgjeruar investimet në muajt e parë të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të  gjitha segmentet e madhësisë së biznesit shfaqën kërkesë të lartë për kredi, si në financimin e investimeve, ashtu edhe në financimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Mbizotëroi  kërkesa për hua nga  bizneset  sidomos në sektorin e turizmit.

Gjatë kësaj vere parashikohet  që Shqipëria të presë një fluks turistësh të huaj.

Po ashtu edhe kërkesa për kredi e individëve ishte e lartë, si për financimin e konsumit ashtu edhe në blerjen e banesave. Në gjykimin e bankave, normat e përgjithshme të interesit dhe përmirësimi i treguesit të besimit të biznesit nxitën më tej kërkesën për kredi në tremujorin e parë të vitit.

Ndërkohë në total niveli i kreditimit rezulton me një rritje më të fortë të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin mars portofoli total i kredisë ka arritur në 864,9 miliardë lekë.

KREDITE E REJA

Mars 2025    36,2 mld leke

Mars 2024    30    mld leke

Mars 2023    27.9 mld leke

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!