Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Krasniqi, legjenda botërore e xhudos/ Kampionia e Europës, ndër më të mirat në të gjitha kohët

schedule14:36 - 18 Prill, 2026

schedule 14:36 - 18 Prill, 2026

I mungon shumë pak për të qenë në podiumin e të gjitha kohëve.

Distria Krasniqi është ende e re, 30 vjeç, e ndoshta mund t’ia dalë të marrë edhe titullin botëror, për të plotësuar një karrierë të jashtëzakonshme.

Vajza nga Kosova që fitoi këtë të enjte medaljen e katërt të artë në kampionatet europiane, ka në total një numër medaljesh që ndoshta mund të jetë një rekord botëror.



Për të rritura ka 53 medalje në total, një shifër e paimagjinueshme për cilindo sportist dhe në cilindo sport.

Ndoshta vetëm një gjigande si japonezja Rioko Tani me 5 medalje olimpike, nga të cilat dy të arta, apo Munkhbat e Mongolisë, mund të mburren që kanë fituar sa ajo apo edhe më shumë.

Krasniqi ka medalje ari dhe argjendi në Lojrat Olimpike, katër tituj europianë, dy medalje argjendi dhe dy bronzi po në kampionatet europiane.

Ka medalje argjendi dhe brozni në kampionatet botërore.

Po ashtu shkëlqen me 18 të arta, 12 argjendi dhe 11 bronzi në “Uorld Masters”, Grand Sleme dhe Gran Pri.

Është shpallur kampione e botës dhe e Europës për të reja dhe U23, dhe dy herë kampione e Lojërave Mesdhetare.

Me këto nivele, Distria mund të mburret se ka fituar më shumë edhe sesa legjenda e parë e madhe e Kosovës, Majlinda Kelmendi.

Xhudoka që I dha vendit të saj titullin e parë olimpik në Rio de Zhaneiro në 2016, e që sot e ka lënë sportin për shkak dëmtimi edhe pse është vetëm 34 vjeç, ka gjithashtu shumë triumfe.

Kelmendi ka në karrkerë 26 medalje të arta, 3 argjendi dhe 3 bronzi, në total 32 medalje për të rritura.

Ajo është kampione olimpike, dy herë kampione e botës, dhe tri herë kampione e Europës.

Padyshim, bashkë me Nora Gjakovën e të tjerë, xhudo është ambasadori numër 1 I Kosovës në sporte, ndonëse tani po shkëlqen edhe futbolli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!