Vitet vrapojnë, por ajo është më e shpejtë.
Distria Krasniqi ua kujtoi të gjithëve se mbetet “mbretëreshë” e xhudos në peshën e saj deri 52 kg në xhudo, duke fituar titullin e katërt kontinental.
Xhudoka nga Kosova triumfoi në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë, duke mundur në finale një rivale të madhe se francezen Amandinë Bushar.
Vajza 30-vjeçare, e stërvitur dhe drejtuar nga trajneri I shquar, Driton Kuka, fitoi një betejë taktike dhe psikologjike, pasi ishte e pamundur të dominonte në mënyrë të plotë.
Pavarësisht se Bushar bëri rezistencë të fortë dhe diferenca nuk ishte e madhe, sërish klasi dhe përvoja e pejanes ishin përcaktuese.
Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Krasniqi ia doli në katër ndeshje radhazi, dy sukseset e para tepër të thella 10-0, ndërsa gjysmëfinalja kundër italianes Xhufrida dhe finalja ishin mjaft më sfiduese.
Në përfundim, ajo konfirmoi parashikimet që e nxirrnin favorite në peshën deri 52 kg.
Ky ishte titulli I katërt kampion I Europës për të, pas atyre të fituar në 2021, 2024 dhe 2025, pra e treta medalje e artë radhazi.
Në nivel botëror, Krasniqi është shpallur kampione olimpike në 2021 në Tokio, dhe fitoi medaljen e argjendit në 2024 në Paris.
I vetmi titull që ende nuk e ka fituar është ai I kampiones së botës, duke qenë medaliste e argjendit këtë vit në Budapest, por shpresa është që t’ia dalë në të ardhmen./abcnews.al


