Kotzias paralajmëron Turqinë: Herën tjetër s’do te jemi kaq paqësorë

schedule13:22 - 16 Shkurt, 2018

schedule 13:22 - 16 Shkurt, 2018

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias u tregua i prerë ndaj Nakarasë kur deklaroi se nuk do të lejohej asnjë incident i ngjashëm me atë të së hënës në lindje të detit Egje. Kotzias premtoi se Athina nuk do të tregohet më kaq paqësore.

Athina zyrtare ashpërson tonet pas veprimeve të fundit të Turqisë në lindje të detit Egje. Ministri i jashtëm grek Niko Kotzias i bëri të qartë Ankarasë se reagimi i radhës për një incident të ngjashëm nuk do të jetë paqësor.

Në një intervistë për televizionin grek Alfa Tv, mbrëmjen e së enjtes, Kotcias komentoi incidentin e së hënës, kur një anije e rojeve bregdetare turke u përplas me një anije të rojeve bregdetare greke në zonën e ishujve të kontestuara mes dy vendeve. Kotzias e cilësoi veprimin si kalim të vijës së kuqe.

Kreu i diplomacisë greke shtoi se nuk do të ketë më një sjellje kaq paqësore nga pala greke nëse do të përsëritet incidenti në fjalë. Kotzias theksoi se ishujt shkëmbor të Imias janë grekë duke paralajmëruar Ankaranë që të mos hapë çështjet e zonave gri, pasi nëse një gjë e tillë ndodh, duke u bazuar në ligjet ndërkombëtare, pala turke jo vetëm që është në gabim, por do pësojë dhe humbje.

Zëdhënësi i qeverisë greke nga ana e tij ka mbështetur deklaratat e Kotzias duke paralajmëruar se agresioni të kësaj natyre do të marrin reagime të ngjashme

Ashpërsimi i toneve nga ana e Greqisë u shkaktua pasi forcat e armatosura turke kryen një stërvitje lufte pranë kufirit tokësor me Greqinë, në lumin Evros, duke stimuluar një skenar për kalimin e lumit për të pushtuar vendin fqinj./abcnews.al