Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Kosovë, je dhimbje e gjallë”, shkrimtarja prek me vargjet në Samitin e Diasporës: Në Hagë s’janë vetëm ata burra..

schedule15:22 - 14 Prill, 2026

schedule 15:22 - 14 Prill, 2026

E ardhur nga Kanadaja, për Samitin e Diasporës, shkrimtarja Margarita Syziu, ngriti shqetësimin e gjyqit ndaj ish krerëve të UÇK në Hagë.

“Unë kam një shqetësim shumë të madh, z. zv/kryeministër i Kosovës ne duhet të luftojmë kundër harresës. Atje në Hagë nuk janë vetëm ata burra po është në pikëpyetje lufta e drejtë që bëri populli i Kosovës dhe gjithë Shqipërisë dhe në pikëpyetje gjenocidi që u ushtrua ndaj popullsisë së Kosovës. Unë kam ardhur nga Kanadaja e largët ndaj do ma kushtoni një 5 minutësh për t’ju nderuar ju dhe luftën e Kosovës kundër harresës”, tha ajo ndërsa në vijim lexoi vargjet e saj kushtuar Kosovës.

Të gjakosur janë muret e gurta



Rrugët të gjakosura janë

Dhe strehët gjak pikojnë

Edhe plisat kur i çanë

Vetëm gjak kullojnë

Edhe zemrat plasur janë

Është gjak që nuk fshihet

Nuk ikën, rri aty pa u tharë

Trarët e vjetër rënkojnë

Është gjak i pamarrë

Kosovë

Ti gjak nëpër ëndrra sheh

Gjumi të është kthyer në makth

Shumë gjak i pafajshëm u derdh

Është aty, nuk ikën kollaj

Je dhimbje Kosovë

Je dhimbje e gjallë

Je dhimbje e mbytur në lot

Je dhimbje e larë në gjak

E trarët e vjetër rënkojnë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!