Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Fushata nis nga 28 maji, KQZ miraton shumën 10 milionë e 887 mijë euro për zgjedhjet e 7 qershorit

schedule15:31 - 1 Maj, 2026

schedule 15:31 - 1 Maj, 2026

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e aktiviteteve dhe të buxhetit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 7 qershor.

Sipas Komisionit, fushata zgjedhore do të nisë nga 28 maji ndërkohë që organizimi i zgjedhjeve do të kushtojë mbi 10 milionë e 800 mijë euro.

Buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është saktësisht 10,887,186.445 euro.



Në mbledhjen e të premtes, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili përfshin, ndër të tjera: deklarimin e partive politike për pjesëmarrje/mospjesëmarrje në zgjedhje; deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve; aplikimin për certifikimin e subjekteve politike; dorëzimin e listave të kandidatëve dhe verifikimin e tyre; periudhën e fushatës zgjedhore; caktimin e qendrave të votimit, përfshirë përfaqësitë diplomatike; regjistrimin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës;.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!