Kosovë, beteja e përditshme me koronavirusin mes grindjeve të brendshme politike

schedule22:10 - 22 Shtator, 2020

schedule 22:10 - 22 Shtator, 2020

Mungesa e ilaçeve dhe pajisjeve të duhura në fillimin të pandemisë së koronavirusit nuk i dekurajoji mjekët dhe infermierët në Kosovë. Gjashtë muaj pas shpërthimit të koronavirusit, autoritetet ende kanë në zbatim masa të forta, si ndalim-qarkullimi gjatë natës, mbajtja e detyrueshme e maskës dhe distancimi fizik. Të gjitha këto masa janë pranuar dhe respektohen nga popullata.

Pas lehtësimit të masave kufizuese gjatë muajit korrik dhe gusht pati një rritje të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi, duke detyruar qeverinë t’i rikthente një pjesë të masave. Rastet e reja ditore kanë rënë ndjeshëm nën 100, ose 44% më pak se një muaj më parë. Doktor Salih Ahmeti thotë se respektimi i masave parandaluese është shkaku kryesor i përmirësimit të situatës.

Unë mendoj se kohët e fundit, respektimi i masave mbrojtëse në rradhë të parë, përdorimi i maskave, mbajtja distancës fizike, sjellja në mënyrë të duhur në ambientetet qoftë në ambiente të hapura qoftë të mbyllura e qytetarëve tonë ka qenë një ndër faktorët kyc që ka ndikuar në uljen e numrit të rasteve dhe natyrisht angazhimi i gjithë punëtorëve shëndetësor“, thotë doktor Salih Ahmeti.

Por spitalet vijojnë të jenë me kapacitet të plotë. Doktor Shemsedin Dreshaj, kreu i njësisë së kujdesit intensiv të Qendrës Klinike Universitare thotë se ka mungesa për pajisjet e oksigjenit dhe se shpreson që vala e dytë e koronavirusit të ishte më e lehtë.

Realisht për sa i përket pajisjeve, nuk jemi fort keq por sa i përket barnave shpesh herë kemi mungesa dhe shpesh herë pacientët janë të obliguar që ti sigurojnë me rrugë private barnat që na nevojiten për trajtimin e tyre”.

Pandemia e koronavirusit e ka gjetur Kosovën të mbërthyer në grindje politike të brendshme, e po ashtu të përfshirë në bisedime me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet.VOA