Kosova regjistron 2 viktima dhe 61 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule15:19 - 20 Shtator, 2020

schedule 15:19 - 20 Shtator, 2020

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Kosovë.

Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetën dy persona, ndërsa janë konfirmuar 61 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15.063, ndërsa 613 është numri total i viktimave.

Bie në sy se numri i të shëruarve mbetet i lartë, pasi 119 pacientë fituan betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Aktualisht numri i të shëruarve në total është 12.570 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.880.

Sa i përket rasteve të sotme, Prishtina mban kryesimin me 19 të infektuar.

N.D./abcnews.al