“Liria ka emër”. Me një mesazh 4 ditë para verdiktit final të Gjykatës së Hagës për ish-liderët e UÇK, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbështet pafajësinë e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veseli.
Ndërkohë, rreth orës 14 Prishtina u vesh kuq e zi me simbolet e UÇK, me shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe të gjitha trevat në një tubim në emër të pafajësisë dhe drejtësisë.

