Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova paralajmëron masa të reja kundër pandemisë

schedule20:42 - 30 Tetor, 2020

schedule 20:42 - 30 Tetor, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë paralajmëroi masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 418 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rezultatet janë në bazë të 1.608 mostrave të testuara. Kjo është shifra me e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 4 pacientë të cilët kanë qenë të sëmurë me COVID-19.



“Nesër do të shqyrtohen disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat kundër pandemisë “me qëllim që të evitohet marrja e masave ekstreme kufizuese”.

“Ndërkohë, kërkohet nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve të vendimeve që lidhen me COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë humbur jetën ndërsa 15.434 janë shëruar. Raste aktive janë 3.126.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!