Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova në zgjedhje të parakohshme/ Ukshini: Osmani, luftë për t’u rizgjedhur presidente. Opozita të priste vendimin e Kushtetueses

schedule17:18 - 6 Mars, 2026

schedule 17:18 - 6 Mars, 2026

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Syle Ukshin thotë se me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani po tregon se është duke bërë luftë që ajo të rizgjidhet presidente e vendit.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Ukshini u shpreh se opozita nuk duhet të shkonte në takim me Osmanin për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, partitë opozitare duhet të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ankimin e Lëvizjes Vetëvendosje që e cilëson të paprecedent vendimin e Osmanit për shpërndarjen e parlamentit.



Ukshini shtoi se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës duhet të bashkëpunonin për të gjetur një emër konsensual për president.

“Luftë e shembullt, e paparë në historinë e Kosovës për ta marrë pozicionin e presidentit. Albin Kurti është partia që ka fituar 51 përqind dhe Vjosa Osmani kërkon t’ia japë edhe një mandat. Kosova nuk është e një individi. Sjellja e zonjës Osmani është krejt luftë për t’u rizgjedhur. Zonja Osmani ka pasur mundësi të ndërhyjë edhe në zgjedhjet e kaluara. Mua më habit PDK, se liderin e saj historik, Osmani e ka sulmuar në media. Sapo shpërndau parlamentin, shkoi PDK atje. Opozita duhet të presë një vendim nga Gjykata Kushtetuese, të mos rreshtoheshin te Vjosa Osmani. Ne e dimë që Vjosa Osmanin e ka akuzuar Albin Kurtin, por kur Kurti i dha sheqerkat e pushtetit, këto i harroi. Kurti është dashur me Bedri Hamzën ta gjejë një konsensus, emër konsensual për president”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!