Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova i kalon 2 mijë raste me Covid-19, vetëm sot u regjistruan 75 raste

schedule23:51 - 20 Qershor, 2020

schedule 23:51 - 20 Qershor, 2020

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 75 raste me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend shkon në 2.073.

Nga 8 shkurti deri më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.078 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa janë regjistruar 35 viktima, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Po ashtu, deri më sot janë shëruar 1.018 pacientë të prekur nga Covid-19 në Kosovë.



Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 1.020.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i detyryar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!