“Kosova e Shqipëria nuk kanë ndikim rus”, Nazarko: Deklarata e padobishme për një kryeministër

schedule16:34 - 29 Prill, 2023

schedule 16:34 - 29 Prill, 2023

Në studion e ‘Balkan Update’ me gazetaren Linda Karadaku, analisti Mentor Nazarko komentoi sot zhvillimet nga forumi ekonomik i Delphi në Greqi. Ndalur në deklaratën e Ramës se Shqipëria e Kosova nuk kanë ndikim rus, Nazarkon tha se është një deklaratë e cila nuk është në kopetencën e një kryeministri për t’u thënë, duke e konsideruar atë si një deklaratë të pavend.

“Kryeministri i Shqipërisë nuk ka kompetencë për t’i thënë asaj audience ku është i përqëndruar ndikimi rus. Vetë perëndimorët e dinë më mirë se Rama, ku është i përqënduar ndikimi rus. Është një deklaratë e padobishme. Një deklaratë e tillë mund të shërbejë për të tërheq vëmendje, por që Shqipëria apo Kosova nuk kanë ndikim rus, është një vlerësim që mund ta bëjë një analist, jo një kryeministër. Se po të marrim Kosovën, përfshi edhe Kosovën veriore, si një sipërfaqe unike, atje ka ndikim rus. Ishte një fjali e padobishme, që nuk shton asgjë në infon që ka bota rreth rajonit.” -u shpreh Nazarko.

Nazarko e konsideroi forumin e Delphit si një forum të institucionalizuar me të cilën Greqia tenton të rrisë ndikimin në të gjithë fushat, politik ekonomik, apo të një lloji tjetër.

“Forumi i Delphi, është një forum i institucionalizuar me të cilën Greqia tenton të rrisë ndikimin në të gjithë fushat, politik ekonomik, apo të një lloji tjetër. Edhe vetë për shkak të audiencës apo të të ftuarëve, edhe Kurti ka qenë një pjesëmarrës i hershëm.

Dhe në këtë kuptim duke patur një larmi personazhesh është interesante për shkëmbim pikëpamjesh. Kur vjen puna te Greqia, ka një konsideratë që lidhet me kontekstin kohor, Greqia hyn në zgjedhje, dhe në këtë kuptim hapsira për politikë është e kufizuar.” vijoi më tej Nazarko, ndërsa komentoi edhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës.

“Te marrëdhëniet Kosovë Greqi, ka një prehistori që nuk është kuptuar mirë. Greqia është një vend që ka patur një lloj, përkufizimi apo një lloj të vetëndjeri si fuqi rajonale, dhe ka patur për këtë një politikë rajonale ekonomike active, por ato ishin kohë të lavdishme. Pas krizës Greqia humbi terren, të cilin e fitoi Turqia. Për këtë edhe një treg apo shtet si Kosova, është një treg interesant. Pra, Kosova është vend interesant për Greqinë, për ekspansionin e kompanive. Është një lloj loje që bëhet me Serbinë. Greqia nuk ka mundur të marrë prej Kosovës, një lloj bonusi që ndoshta mund të conte, për cështjen e njohjes reciproke. E kam fjalën për marrëveshjen për gazsjellësin.

Kosova po e shet këtë marrëdhënie intensive, për konsum të brendshëm, kemi një zhvillim interesant që lidhet me abestimin e Greqisë në Këshillin e Evropës, që është një hap pozitiv.
Gjithë ky zhvillim, është i lidhur me marrëveshjen e Ohrit. Deklarata e Vucicit s’është asgjë se sa pranim i faktit, të afrimit të Kosovës drejt NATO-s. Nuk pritet të ketë përparim sepse Greqia është në zgjedhje, derisa të kemi rezultatet.” u shpreh Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!