Kosova dhe Serbia marrin një tjetër ftesë në Bruksel, zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane: Hapa të mëtejshëm

schedule13:15 - 24 Nëntor, 2022

schedule 13:15 - 24 Nëntor, 2022

Nga Erisa Zyka:

Peter Stano, zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane, njëkohësisht zëvendëspresidentit të Komisionit Europian, Josep Borrell ka konfirmuar në konferencën e përditshme për shtyp të KE-së ftesën që i është bërë liderëve të Kosovës dhe Serbisë për të ardhur në ditët në vjijim në Bruksel lidhur me hapat e mëtejshëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve.

I pyetur, nëse po punon Bashkimi Europian për krijimin e asociacionit për komunat me shumicë serbe, duke qenë se presidenti i Serbisë e lidh kthimin e serbve të Kosovës në institucionet e Kosovës me këtë asosiacion, Peter Stano është përgjigjur:

“Ne po punojmë për këtë presk kohës. Me shfaqjen e krizës së re, kthimi i serbve në institucionet e Kosovës ishte një nga pritshmëritë bazë dhe kêrkesat bazë nga Bashkimi Europian. E njëjta gjë vlen për krijimin e asociacionit asociacionit për komunat me shumicë serbe. Eshtë e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet e bëra nga të dyja palët dhe ky mbetet mesazhi ynë i vazhdueshëm drejtuar dy palëve.

Lidhur me hapat e ardhshëm, pas marrëveshjes së arritur dje në mbrëmje në Bruksel, është e rëndësishme të vazhdohet puna. Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka bërë të qartë, se fton liderët në Bruksel për të vazhduar punën për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve, të vazhdojnë dialogun.

Procesi vazhdon. Ky nuk është fundi i procesit. Marrëveshja e arritur dje është vetëm fillimi, që shpresojmë do të na nwjerrë nga kjo situate e manaxhimit tê një krizë permanente dhe të na mundësojë trajtimin e çështjeve në një mënyrë të qëndrueshme për të evituar shpërthimin e krizave. Puna vazhdon dhe bëhet në nivele të ndryshme. Përfaësuesi I posaçëm për dialogun Miroslav Lajçak po punon fort ditë e natë. Përfaësuesi I lartë I BE-së I fton liderët, kryeministrin e Kosovês dhe presidentin e Serbisë që të vijnë së shpejti në Bruksel dhe të fillojnë diskutimet për kuadrin e gjerë. Dhe kuadri i gjerë është normalizimi midis palëve me lehtêsimin e BE-së.”