Në Bruksel po zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila shënon një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, duke hapur rrugën për kalimin në fazën përmbyllëse të negociatave.
Komisionerja për Zgjerim e BE, Marta Kos, tha se suksesi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE është i mundur falë mbështetjes së fortë të qytetarëve shqiptarë dhe përkushtimit ndaj reformave.
Sipas saj, Shqipëria po shfrytëzon një moment historik në rrugën e saj drejt BE-së, ndërsa paralajmëroi se kjo mundësi nuk do të jetë gjithmonë e hapur.
“Ky sukses është i mundur për shkak të mbështetjes së fortë të qytetarëve shqiptarë, procesi i zgjerimit në të vërtetë, gjithçka që bëjmë e bëjmë për njerëzit. Kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi. Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik ku zgjerimi është përparësi e BE-së. Kush e kupton se kjo derë nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, kjo është mundësia juaj. Mbështesim vizionin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në 2027, më pas do t’i ngjitemi Korabit bashkë me Ramën.”
Pas deklaratws sw Kos, kryeminstri Rama iu kthye me njw batutw duke thwnw se mw e vwshtirw wshtw ngjitja nw kullwn Eiffel sesa nw malin Korab.
“Mund t’i ngjitemi Kullës Eiffelit kur Franca të thotë “mirë se erdhët në klub”, është më e vështirë se Korabi.”


