Koronavirusi/ Voltana Ademi bisedë telefonike me Manastirliun: Çfarë i kërkova ministres

schedule17:17 - 7 Prill, 2020

schedule 17:17 - 7 Prill, 2020

Kryebashkiakja e Shkodrës në detyrë Voltana Ademi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manasturliu. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ademi, e cila thekson se i ka kërkuar ministres informacionin lidhur me situatën.

Shkodra është një ndër qytetet më të prekura nga Covid-19, ndërsa prej dy ditësh Ademi ka pasur përplasje me qeverinë, lidhur me mënyrën e menaxhimit.

Ndërkaq, kryebashkiakja shprehet se i ka kërkuar informacion ministres mbi numrin e personave që janë nga Shkodra dhe që i kanë telefonuar 129 për ndihmë, po ashtu dhe për numrin e testeve që priten të vijnë pranë autoriteteve shëndetësore në Shkodër, në ditët në vijim, për realizimin e testimit të personave që dyshohen të jenë prekur nga COVID – 19.

Deklarata e plotë e Voltana Ademit:

Sot kam patur një bisedë telefonike me Ministren e Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu.

Në kuadër të bashkëpunimit për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID – 19, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës, përfaqësuese e komunitetit, kam përcjellë problematikat që më janë referuar dhe që shqetësojnë qytetarët e Shkodrës.

Duke vlerësuar të domosdoshme marrjen e masave për përballimin e pasojave të pandemisë, transparenca dhe ndarja e informacionit me qytetarët është e rëndësishme.

I kam kërkuar Znj. Ministre informacionin mbi:

  • Numrin e personave që kanë telefonuar Urgjencën Kombëtare në numrin 127 që nga data 1 janar 2020, banues në Bashkinë Shkodër;
  • Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar të qëndrojnë në shtëpi, me shenja të dyshuara të pandemisë;
  • Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar sipas protokollit shëndetësor për analiza paraprake pas shqetësime që kanë patur, si të dyshuar me COVID-19:
  1. a) Drejt Spitalit Rajonal në Shkodër
  2. b) Drejt Spitalit Infektiv në Tiranë
  • Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, që kanë kryer testimin e plotë për COVID – 19, në territorin e Bashkisë Shkodër;
  • Numrin e testeve në dispozicion të autoriteteve shëndetësore të Bashkisë Shkodër në datën 6 Prill, për rastet e dyshuara me COVID – 19;
  • Numrin e testeve që priten të vijnë pranë autoriteteve shëndetësore në Shkodër, në ditët në vijim, për realizimin e testimit të personave që dyshohen të jenë prekur nga COVID – 19;

/abcnews.al