Koronavirusi, vdes pas një muaji në spital vajza shtatëzënë e deputetit

schedule14:37 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 14:37 - 1 Dhjetor, 2021

Një 38-vjeçare ka humbur jetën pas një muaji luftë me koronavirusin në spitalin “Agios Loukas” të Selanikut. Mediat greke bëjnë me dije se ajo ishte në muajin e shtatë të shtatëzanisë kur u prek nga koronavirusi dhe situata u përkeqësua menjëherë duke bërë që të shtrohej në spital.

Disa ditë më vonë Parthena Koutmeridou, vajza e ish-deputetit të PASOK, Stathis Koutmeridis, u shtrua në repartin e shërbimit intensiv për shkak të komplikacioneve të rënda, raporton abcnews.al. Mjekët ia hoqën asaj foshnjen disa ditë më parë duke ditur rrezikun që kishte nëna.

Lexo edhe: Vajza e deputetit në gjendje të rëndë për shkak të COVID, mjekët nxjerrin fëmijën me prerje çezariane

Greqia është goditur nga një valë e rrezikshme infektimesh gjatë javëve të fundit, e cila ka rritur edhe numrin e të vdekurve. Vetëm sot, qeveria miratoi dozën e tretë me detyrim për shtetasit mbi 60 vjeç, ndërsa po flitet edhe për rikthim të masave të rrepta kundër koronavirusit, siç ndodhi në fillimet e pandemisë. /abcnews.al