“Koronavirusi sëmundja e shekullit”, mjeku tregon përballjen me SARS COV 1

schedule17:08 - 1 Korrik, 2020

schedule 17:08 - 1 Korrik, 2020

Shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti në një intervistë për Abc News këtë të mërkurë ka deklaruar se të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm për tu përballuar me këtë virus të tmerrshëm.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo, doktori ka shprehur dhimbjen e tij të shkaktuar nga humbja e kolegut Arjan Pushi, një ditë më parë nga koronavirusi, ku ka theksuar se ishte nje profesionist në punën e tij dhe i ka zbatuar me përpikmëri masat mbrojtëse.

Mjeku ndër të tjera ka theksuar se koronavirusi është sëmundja e shekullit dhe për këtë të gjithë duhet të mësohen dhe të jetojnë me ndërgjegje të plotë për tu mbrojtur nga infeksioni.

Është një situatë që nuk ka vend për koment, një prej asaj armate që po zvogëlohet dhe nuk quhet më e tillë, por një regjiment tashmë i mjekëve dhe infermierëve që janë në ballë të punës në vendin tonë. Kjo është një sëmundje që duhet trajtuar dhe duhet konceptuar strategjia për trajtimit të saj me rigorozitet dhe me një background shkencor. Humbje do të ketë sikurse dhe ajo e profesor Pushit, që është një ngjarje e rëndë, një koleg i joni, që para tre javësh kemi bërë një diskutim për mënyrën për situatën që kemi përfunduar me maska dhe doreza dhe që ai i zbatonte, por u kontaminua në krye të detyrës dhe tashmë e kemi humbur. Gjithashtu afërsisht dy muaj më parë kam bërë një status për 12 mjekë italianë që kishin humbur jetën që tashmë ka shkuar në 300 numri i jetëve të humbura nga kjo armatë që janë kolegë tanë, duke i shërbyer kësaj sëmundje të shekullit që do të vijojë dhe për shumë kohë, që do të jetë një betejë e gjatë”, është shprehur mjeku.

Në intervistën e tij për Abc News mjeku kardiokirurg ka treguar dhe përballjen e tij të frikshme para Covid 19, në 2003 ai tregon se është përballur me “babain”, e virusit me SARS COV 1.

Ndërkohë ai thekson se maska është një ndër mjetet mbrojtëse që nuk duhet anashkaluar, dhe pse nuk e redukton 100% rrezikun për tu infektuar.

Kam pasur frikë  që në vitin 2003, që jam përballur me “babain” e këtij virusi në atë kohë punoja në Toronta në Kanada ku jam përballur me Sars Cov , ku një grua vietnamike erdhi dhe u shtrua në spital dhe kontaminoi shumë të tjerë ku humbën jetën 11 persona personel mjekësor dhe 17 familjarë të saj dhe në atë kohë kemi punuar për një muaj rresht të veshur dhe të maskuar deri sa ka dalë dhe pacienti i fundit. Pas daljes së pacientit të fundit një muaj spitali është mbyllur. Që në atë kohë frika ishte evidente nuk e mendoja që do të kishim një rikthim të tillë frike, derisa u gjendem para situatës evidente ne shkurt ku infeksioni fillimisht shpërtheu në Itali dhe ishte shumë afër nesh. E përjetova me frikën dhe kurajon e duhur. Ne përpos frikës kemi vijuar punën tonë.

Unë mendoj se maska e redukton propabilitetin e kontaminimit, por nuk e eleminon, pasi dhe profesor Pushi mbante por u infektua. Ajo që dua të theksoj është se pjesa e stafit mjekësor është pjesa më e ndërgjegjshme dhe zbatojnë të gjithë masat e duhura për të shmangur infeksionin. Karantina që është një masë ekstreme mjekësore por e vjetër që i përket mesjetës së vonë qëllimi i saj është izolimi i një infeksioni në një zonë të caktuar, por në një infeksion të shpërndarë si në rastin e koronavirusin qëllimi i karantinës është vetëm një ngadalësim. Dhe karantina që u bë në mars dhe nëse dikush ka menduar se do të zhdukej koronavirusi është një blasfemi joreale që u bë dhe kurrsesi nuk mund të mendonte se do të zhdukej”, është shprehur mjeku./abcnews.al