Shqipëria tashmë ka konfirmuar 2 raste me koronavirus. Ai është një i ri 28 vjecar sëbashku me babain e tij të cilët kanë udhëtuar nga Firence për në Shqipëri.
Qeveria ka nisur mëngjesin e sotëm mbledhjen dhe ka listuar të gjithë masat e marra për trajtimin e Koronavirusit.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë Edi Rama ka përcjellë mesazhin se të gjithë duhet të ruajnë qetësinë dhe ti largohen panikut.
“Siç është bërë e ditur nga ministria e Shëndetësisë, laboratori ka konfirmuar dy raste me Covit-19. Bëhet fjalë për një rast të importuar nga Firence. Një i ri 28-vjeçar që ka udhëtuar me automjetin e tij dhe ka hyrë nga Hani i Hotit, duke infektuar edhe babanë. Strukturat shëndetësore po trajtojnë të dy të prekurit. Ministrja e Shëndetësisë do të informojë më tek lidhur me masat e marra. Ajo që ka një rëndësi themelore në përballjen me këtë situatë ëshët këshilla bazë e OBSH-së është domosdoshmëria për të ruajtur qetësinë dhe për të ndjekur hap pas hapi burimer zyrtare nga sistemi përkatës shëndetësor. Përsa i takon shtetit, të gjitha masat e parashikuara duhen përshkallëzuar hap pas hapi. Që nga mesnata e mbëmshme kemi përgatitur hyrjen në skenarin e parë që ishte parapërgatitur nga komuniteti i ekspertëve.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/215106089691125/
Ministria e shëndetësisë do të informojë më tej që nga momenti i sinjalizimit, protokollin epidemiologjik sipas OBSH që është edhe udhërrëfyesi ynë në këtë proces qysh kur është shfaqur ky fenomen kërcënues. Këshilla bazë në përpalljen me këtë situatë është domosdoshmëria për të ruajtur qetësinë dhe për të ndjekur hap pah hapi dhe p[ër të ndjekur burimet zyrtare për sa i takon individëve dhe vetë shtetti të gjitha masat e parashikuara që duhen përshkallëzuar hap pah hapi. Faktikisht që nga mesnata e mbrëmshme ne kemi përgatitur hyrjen në skenarin e parë i cili është parapërgatitur nga komiteti teknik,m i ekspertëve. Në ka një gjë që bëhet gjithnjë e më e ë qartë duke këmbëngulur Organizatave të shëndetësisë është se receta e gabuar është ajo që buron nga paniku dhe të gjithë llojet e aventurës individuale ndërkohë që në këtë situatë ilaci më efektiv është qetësia dhe forca e arsyes për të mos lënë rrethin e afërt të familjarëve apo të miqve të binë në kthetrat e panikut. Kjo është një kohë për të zbatuar sa më rrepstësisht rregullat e higjenës sipas OBSH. Nga ana tjetër komunikimi me urgjencën kombëtare në çdo rast kur cilido konstaton se simptomat e shfaqura janë të lidhura me këtë fenomen. Sot që flasim kërkohet një përshkallëzim të parë masash bazuar në planin e hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH. Gjatë kësaj kohe ka patur shumë shenja shqetësuese, nga paniku apo të motivuara nga të tjera gjëra përmes burimesh të pacerfitifikuara komunikimi lidhur më një situatë të tillë ku i vetmi burim zyrtar është i Ministrisë së shëndetësisë”, tha Rama./abcnews.al