KORONAVIRUSI/ Poliçani vendos “traun”: S’lejohet të futet askush që nuk banon këtu

schedule14:07 - 26 March, 2020

schedule14:07 - 26 March, 2020

Policani ka gjetur një formë origjinale për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Prej disa ditësh, në hyrje të qytetit është vendosur një postbllok i përforcuar, përmes të cilit lejohet të kalojnë vetëm banorët e qytetit dhe askush tjetër.

Pamjet e këtij postblloku janë publikuar në rrjetin sociale Facebook nga gazetari i Abc News, Artan Hoxha, i cili thekson se në Poliçan janë një numër i madh të sëmurësh prej frymëmarrjes, prandaj edhe bashkia është detyruar që të ndërmarrë hapa të tillë.

“Poliçani është themeluar si qytet industrial në vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar, kur nisi dhe ndërtimi i kombinatit ushtarak për prodhimin e armatimeve dhe municioneve luftarake. Pikërisht për këtë fakt, afro 15% e popullatës së këtij qyteti të vogël, vuan aktualisht nga sëmundje kronike dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me rrugët e frymëmarrjes”, shkruan gazetari.