“Koronavirusi ka melodinë e një muzike klasike-theksojnë shkencëtarët

schedule10:02 - 6 Prill, 2020

schedule 10:02 - 6 Prill, 2020

Me imazhin e koronavirusit jemi njohur, por se si tingëllon ai ne trupin e njeriut nuk e dinim ende.

Tashmë, shkencëtarët kanë arritur të ndërtojnë një mënyrë që ju ta dëgjoni atë: duke përkthyer strukturën e proteinës së saj të famshme në muzikë.

Spas Sceince, tingujt që dëgjoni përfaqësojnë aspekte të ndryshme të proteinës që përkulet nga sipërfaqja e virusit dhe e ndihmon atë të kapet tek qelizat humane.

Si të gjitha proteinat, proteinat e Covid-19 janë të përbëra nga kombinime të aminoacideve.

Duke përdorur një teknikë të re të quajtur sonifikim, shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) i caktuan secilit aminoacid një notë unike në një shkallë muzikore, duke e shndërruar gjithë proteinën në një rezultat paraprak muzikor.

 

Por në jetën reale, këto aminoacide kanë tendencë të ndërthuren si një spirale ose  të shtrihen në një sipërfaqe.

Studiuesit vëzhgojnë këto tipare duke ndryshuar kohëzgjatjen dhe vëllimin e notave dhe dridhjeve molekulare për shkak të nxehtësisë u është caktuar nga një tingull.

Por pse do të duhej ta shndërronim një virus në muzikë?

Kjo  mund t’i ndihmojë shkencëtarët të gjejnë vende të fshehta në proteina ku antitrupat ose medikamentet mund të jenë në gjendje të lidhen, thjesht duke kërkuar sekuenca muzikore specifike që korrespondojnë me këto vende të fshehta.

Studiuesit e MIT thonë se është më e shpejtë dhe më intuitive sesa metodat konvencionale të përdorura për të studiuar proteinat, siç është modelimi molekular. Ata shtojnë se duke krahasuar sekuencën muzikore të proteinës së pikut me një bazë të gjerë të dhënash të proteinave të tjera të sonifikuara, , mund të jetë e mundur që një ditë të gjendet dicka që të mund të bashkangjitet me proteinën e pikut, duke parandaluar virusin të infektojë një qelizë.

Sa për instrumentet, ato ishin plotësisht zgjedhja e studiuesve. Në këtë rast, një koto japoneze luan notat kryesore, tinguj qetësues që mund të sjellin sadopak relaksim në një kohë krize si kjo.

Koronavirusi ka melodinë e një muzike klasike./abcnews.al