Koronavirusi ka marrë mbi 400 mijë jetë njerëzish në SHBA

schedule22:01 - 19 Janar, 2021

schedule 22:01 - 19 Janar, 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojnë tashmë mbi 400 mijë raste fatale të lidhura me koronavirusin. Sipas të dhënave të mbledhura nga universiteti Johns Hopkins, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani SHBA-të numërojnë 400,022 viktima.

Po ashtu, që nga fillimi i pandemisë, SHBA ka regjistruar rreth 24,2 milionë raste pozitive për Covid-19.

Qendra e Johns Hopkins regjistroi vdekjen e parë nga Covid-19 më 29 shkurt në shtetin e Uashingtonit. Më vonë, gjatë pranverës, dy vdekje të mëparshme në Kaliforni u konfirmuan pas vdekjes se ishin nga Covid-19.

Pas SHBA, shteti me bilancin më të lartë të viktimave është Brazili ku janë regjistruar 210,404 raste fatale të lidhura me virusin. s.b/abcnews.al/