Koronavirusi do të godasë rëndë ekonominë në Shqiperi, FMN: Më i dëmtuar do të jetë sektori i turizmit

schedule14:35 - 14 Mars, 2020

schedule 14:35 - 14 Mars, 2020

Koronavirusi do të godasë rritjen ekonomike në Shqipëri. Në një vlerësim të Fondit Monetar Ndërkombëtar konstatohet se ekonomia shqiptare do të vuajë nga kjo situatë e krijuar ku më i prekur do të jetë sektori i turizmit. FMN i kërkon qeverisë që të ketë në vëmendje mbështetjen e sektorit shëndetësor për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19.

“Shpërthimi i fundit global i koronavirusit (COVID-19) pritet të ngadalësojë rritjen ekonomike më tej në vitin 2020, dhe kjo tronditje gjithashtu do të godasë turizmin. Shkalla e ngadalësimit është tejet e paqartë në këtë moment, do të jenë të nevojshme politika për të mbrojtur njerëzit gjatë shpërthimit të COVID-19, duke siguruar që sektori shëndetësor të ketë burime të mjaftueshme dhe duke mbështetur më të prekurit.|”

Përhapja e koronavirusit është goditja e dytë që mer ekonomia shqiptare pas tërmetit të 26 nëntorit.Nisur nga kjo kërkohet që të bëhet transparencë me procesin e rindërtimit.

“Autoritetet shqiptare me të drejtë vendosën t’i japin përparësi shpenzimeve buxhetore, në mbështetjë të ndihmës dhe përpjekjeve për rindërtimin, duke lejuar një rritje të moderuar të deficitit fiskal. Do të jetë e rëndësishme të sigurohet që projektet e rindërtimit të administrohen në mënyrë transparente, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, dhe të kenë përparësi më të rrezikuarit”

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon gjithashtu të bëhet kujdes edhe me amnistinë fiskale që është paralajmëruar nga qeveria shqiptare.

Do të duhet të zbatohet me shumë kujdes. Ndërsa deri më tani nuk është bërë ndonjë propozim specifik, përvoja në vendet e tjera ka treguar që programe të tilla minojnë respketin ndaj detyrimeve fiskale. Për më tepër, duhet që së pari tëkrijohen sistemet efektive për të zbuluar evazionin dhe për të parandaluar mundësitë e pastrimit të parave dhe korrupsionit”,

Për të përballuar këtë situatë  bizneset shqiptare i kanë bërë apel qeverisë shqiptare që të  ndërmarë një sërë lehtësirash fiskale në mënyrë që të përballohet situata e krijuar nga përhapja e Koronavirusit. /abcnews.al