Korça e mbivlerësuar dhe e përkedhelur nga qeveria? Ndahen të ftuarit, duam kulturën apo ushqimin?

schedule18:20 - 20 Janar, 2021

schedule 18:20 - 20 Janar, 2021

Jugu apo Veriu, Gjirokastra apo Korça ishin këto fokusi i bisedës mes Eva Kushovës, Arbër Çepanit dhe Beri Allës në studion e “Abc e Pasdites”.  Arbër Çepani tha se Korça është qyteti që ka një mendësi kulturore mbi sipërmarrjen pasi atje gjen gjithmonë dëshirën qytetare për t’u përmirësuar në sherbimet që ofrojnë.

“Unë e shoh me syrin e sipërmarrjes dhe Korça është i vetmi vend që kur shkon të pyesin si mund ta bëjnë më mirë, ca problemi ke, si mund ta zgjidhim etj.  Njerëzit që jetojnë aty kanë dëshirë për ti bërë gjërat më mirë dhe për të thithur akoma më shumë turistë. Kjo sigurisht sjellë dëshirën e mirë për ta marketuar. Korça sot shet ekspericën dhe jo vetëm një hotel luksoz”, tha ai.

Ermali i pyet nëse Korça është qytet i përkëdhelur politikisht, sepse shërbime të tilla ofrohen edhe në veri të Shqipërisë.

Eva Kushova tha se kjo është e vërtetë, është qytet i përkëdhelur politikisht.

“Ka pasur, ka pasur ministra nga Korça që kanë bërë shumë për të. Por jo vetëm ministrat por edhe deputët. Dhe bravo ju qoftë sepse deputët duhet të bëjnë për zonat e tyre. Gjë që nuk ka ndodhur për shumë zona të tjera të Shqipërisë”, tha ajo.

Sa i takon çështjes se Korça shet eksperincë ajo tha se edhe në Gjirokastër sheh të njëjtën gjë, I vetmi facilitet është rruga dhe se kryesisht shqiptarët pëlqejnë më shumë turizmin kulinar se sa kulturor.

Agjenti i udhëtimit Beri Alla konstatoi se në vendin tonë ka një logjikë jo të “ndershme” sa i takon çmimeve në vendin tonë. Ai tha se kur ka dyndje dhe kërkësa të larta ka një tendecë të rritjes së çmimeve. Alla ndër të tjera tha se përveç marketingut që i është bërë vendeve të caktuara, infrasktruktura është ajo që bën të mundur që vizitorët të jenë aty dhe për shumë vende mungon./abcnews.al